(VIDEO) “Me mua e ka bërë organizimin e dasmës, sot thotë se s’më kishte shoqe”, Vesa flet për ish-shoqen e saj

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Vesa, ka dhënë detaje për ndarjen e saj me futbollistin Mërgim Berishën.

Teksa po rrëfehej te banoret, Vesa tha se ish-shoqja e saj e ngushtë e kishte tradhtuar, duke pretenduar se është lidhur me ish të fejuarin e saj, Mërgim Berishën.

Ajo ka treguar se bashkë me ish-shoqen e saj të ngushtë po bënin organizimin e dasmës, kur dy muaj para të cilës Vesa u nda nga Mërgimi.

Banorja e Big Brother Vip Kosova thotë se ndonëse ish-shoqja e saj thotë se nuk ka pasur shoqëri me Vesën, megjithatë kjo e fundit ka fotografi të cilat i konsideron si fakte.

“Më ka ardh një lajm që e kanë parë shoqnia jem në Gjermani, me një ish shoqe timen të ngushtë, dorë për dore. Pas dy javësh. Ish-shoqja ime e ngushtë ka qenë në Turqi te na me motrën e vet, unë jam përla me ish-të fejuarin tim edhe e kam lënë në makinë me shoferin, ai më ka ardhë pas se normal burrë, çka ka bërë ajo, e ka thirr nënën time edhe i ka tregu krejt, Vesa s’po e din çfarë jete ka, Vesa e ka jetën e mirë, na krejt duam ta kemi jetën si Vesa. Mami më ka thirr më ka tregu se çfarë ka thënë ajo… e kam largu nga shtëpia por e kemi thirrë prapë më ardh në shtëpi edhe ia fala. Kur shkoi në Gjermani kurrë më s’më ka folur. Ajo ka qenë “Bride made”, ajo me mua e ka bërë organizimin e dasmës. Sot për sot janë të martuar. Unë krejt faktet  i kam. Ajo çika thotë se nuk më ka parë kurrë, nuk më ka pasur hiç shoqe, a unë krejt fotot i kam”, tha Vesa.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika