(VIDEO) Mes tymit e flakëve miratohet projektbuxheti në Kuvendin e Shqipërisë  

Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të kësaj të enjte, ku u miratua projektbuxheti me 73 vota për, u shënuan përplasje të forta dhe ngjarje dramatike. Deputetët e Partisë Demokratike ndezën flakadanë në sallë, duke shkaktuar kaos dhe panik

Pamje nga Kuvendi i Shqipërisë derisa votohet projektbuxheti për vitin 2024, deputetët opozitarë vënë flakadan dhe tym si shenjë proteste ndaj mazhorancës. Nëntor 2023

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Shqipëri, ku u miratua me 73 vota projektbuxheti, është shoqëruar me përplasje të forta.

Kanë qenë deputetët e Partisë Demokratike, ata të cilët kanë ndezur flakadanë të shumtë në sallë, një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë.

Salla u boshatis pas flakëve në Kuvend, ku ministrat dhe deputetët u larguan menjëherë, madje pas tyre dhe gazetarët.

Mazhoranca miratoi pa diskutime projektbuxhetin për vitin 2024 brenda 5 minutave, duke shënuar seancën më të shkurtër të Kuvendit në historinë e parlamentarizmit.

I pranishëm në seancë ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit.

Flakët u përhapën pasi një prej flakadanëve ra mbi ulësen e tavolinës së një prej deputetëve të opozitës.

Ka qenë ndërhyrja e gardës me ujë që parandaloi përhapjen e flakëve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika