Mbeturinat e zjarrta që u panë në qiellin e natës në Melburn shkaktuan debate në mediat sociale. Ndërsa Agjencia Australiane e Hapësirës dyshon se ndezjet janë mbetje të një rakete ruse Soyuz-2

Mbeturinat e zjarrta u panë duke u ndezur në qiellin e natës në Melburn të hënën, duke shkaktuar një mori postimesh në mediat sociale që pyesnin nëse ishte një meteor.

Agjencia Australiane e Hapësirës tha në një deklaratë se ndezjet e dritës ishin “me gjasa” mbetje të një rakete ruse Soyuz-2 që rihynte në atmosferën e Tokës.

Raketa ishte përdorur për të lëshuar një satelit më herët në mbrëmje,rapoton BBC-ja, përcjellë Dukagjini.