(VIDEO) Mijëra njerëz në Turqi kanë dalë në përkrahje të Palestinës dhe kundër Izraelit
“Ata që derdhën lot krokodili për civilët e vrarë në luftën Ukrainë-Rusi dje, nuk kanë zë për fëmijët që vdiqën sot në Gaza”, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tyyip Endogan para Mijëra njerëzve në Turqi, të cilët kanë dalë në përkrahje të Palestinës dhe kundër Izraelit. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka reaguar […]
“Ata që derdhën lot krokodili për civilët e vrarë në luftën Ukrainë-Rusi dje, nuk kanë zë për fëmijët që vdiqën sot në Gaza”, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tyyip Endogan para Mijëra njerëzve në Turqi, të cilët kanë dalë në përkrahje të Palestinës dhe kundër Izraelit.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas nisje të sulmit tokësor në Gaza nga Izeraeli, duke i thirrur të gjithë qytetarët e Turqisë që të mblidhen në Aeroportin Ataturk të Stambollit për të treguar solidaritetin me palestinezët.
Erdogan personally attends the Great Palestine Rally in Istanbul.
The background music is an Islamist march that sings “the light will emanate from snow one morning” pic.twitter.com/XQkcy8CUGa
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 28, 2023
“Ftoj çdo pjesëtar të kombit tonë në #BüyükFilistinMitingi nesër, të cilin do ta mbajmë në Aeroportin Ataturk të Stambollit, ku do të tregojmë edhe një herë solidaritetin tonë me vëllezërit tanë palestinezë për të gjithë botën”, ka shkruar Erdogan në Twitter.
Yarın milletimizin her bir ferdini, İstanbul Atatürk Havalimanı’nda gerçekleştireceğimiz, Filistinli kardeşlerimizle dayanışmamızı tüm dünyaya bir kez daha göstereceğimiz #BüyükFilistinMitingi’ne davet ediyorum. 🇹🇷🇵🇸 pic.twitter.com/0dq3qXXM1C
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) October 27, 2023
Ndërsa, forcat izraelite të Mbrojtjes, në një konferencë për shtyp, thanë se ushtria është “e përgatitur në të gjitha frontet” për të ruajtur sigurinë e Izraelit dhe se do të zgjerojë operacionet e saj tokësore sonte.
“Përveç sulmeve të kryera në ditët e fundit, forcat tokësore po zgjerojnë operacionet e tyre sonte”, ka thënë admirali Daniel Hagari.
“IDF po vepron në të gjitha dimensionet”, raporton CNN.
Duke folur për spitalin “al Shifa”, për të cilin, IDF ka pretenduar se po përdoret si selia e Hamasit, ai ka thënë “Ne kemi ekspozuar sferën e nëndheshme”.
“Ne do të vazhdojmë të sulmojmë në Gaza dhe rrethinat e saj”, ka shtuar ai, duke u thënë qytetarëve se do të gjejnë “kushte më të mira” në jug të rajonit.
“Në frontin e brendshëm, ju bëj thirrje që të vazhdoni t’i përmbaheni udhëzimeve të komandës së frontit të shtëpisë”, ka thënë ai, duke shtuar se po punohet për të përmirësuar një aplikacion alarmi që përdoret nga qytetarët.
Ndryshe, gjithsej 310 ushtarë të IDF-së janë vrarë deri më tani dhe 229 persona janë marrë peng nga Hamasi, ka thënë ai.















