(VIDEO) Molliqaj dhe 5 aktivistë të PSD-së arrestohen nga Policia e Kosovës

Janë arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivitë të PSD-së në protestën kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë

Janë arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistë të PSD-së në protestën e sotme që po mbahet kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë, Ekaterina Trendafilova në Kosovë.

Në këtë protestë, PSD-ja ka thënë se Trëndafilova nuk është e mirëseardhur në Kosovë.

Në protestë janë hedhur gaz lotsjellës dhe mjete shpërthyese.

Lexo dhe këtë: Eskalon protesta e PSD-së e OVL-UÇK-së, hedhin gaz lotsjellës e mjete shpërthyese (VIDEO)

Tymi ka depërtuar edhe brenda hapësirës së hotelit.

“TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, janë disa nga pankartat e mbajtura nga aktivistët e PSD-së.

Protestës u është bashkangjitur edhe organizata e veteranëve të luftës (OVL – UÇK).

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika