(VIDEO) Momentet e bombardimeve në Izrael, Netanyahu: Do të fitojmë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video të momentit të bombardimeve me mbishkrimin “Kemi filluar. Izraeli do të fitojë”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video të momentit të bombardimeve.

Në postimin e tij të publikuar në Facebook, Netanyahu shkroi “Kemi filluar. Izraeli do të fitojë”.

Netanyahu, është zotuar se do ta “ndryshojë Lindjen e Mesme” në lutën e shtetit të tij me grupin militant palestinez, Hamas, përderisa ushtria e tij po vazhdon ta sulmojë nga ajri Rripin e Gazës.

“Ajo se çfarë do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme… ne do ta ndryshojmë Lindjen e Mesme”, u tha Netanyahu zyrtarëve nga jugu i shtetit, ku militantët e Hamasit kryen një sulm të befasishëm mëngjesin e 7 tetorit.

“Ky është vetëm fillimi… ne do t’i mposhtim ata me forcë, me forcë të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Militantët e Hamasit hynë në qytete dhe komunitete në jug të Izraelit mëngjesin e së shtunës, teksa nga Gaza u lëshuan breshëri raketash në territorin e Izraelit.

Ky është sulmi më vdekjeprurës që Izraeli ka përjetuar në dekada.

Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme intensive ajrore në Rripin e Gazës, i cili që nga viti 2007 kontrollohet nga Hamasi.

Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael që kur Hamasi nisi sulmet më 7 tetor. Ndërkaq, në Rripin e Gazës është raportuar se të paktën 560 persona janë vrarë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika