[Video] Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur, Umm Fahad në Bagdad

Umm Fahad

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irak, ku një sulmues i panjohur ka qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së saj, yllin irakian të mediave sociale Gufran Sawadi, e njohur më mirë si Umm Fahad.

Sulmi ndodhi të premten në brëmje në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe u filma nga një kamera sigurimi.

Videoja tregon një person të armatosur në një motoçikletë, duke vrarë Sawadi në vend. Një burim i policisë së Bagdadit, konfirmoi për CNN vërtetësinë e videos.

Sawadi ishte e njohur në TikTok, ku ndante video të saja duke kërcyer dhe me rroba provokuese.

Në të kaluarën, këto video janë konsideruar të papërshtatshme nga gjyqësori irakian.

TikToker u dënua me gjashtë muaj burg për “prodhimin dhe publikimin e filmave dhe videove të ndryshme që përmbajnë shprehje të turpshme dhe të pahijshme, shkelje të mirësjelljes dhe moralit publik”, sipas një deklarate nga gjyqësori i Irakut.

Gufran Sawadi, nuk është e para influencuese irakiane e mediave sociale që vihet në shënjestër.

Një tjetër personalitet i njohur irakian i TikTok, Moor Alsafar, i njohur si Noor BM, u qëllua për vdekje në Bagdad në shtator 2023.Ai postoi video të shkurtra rreth modës, flokëve dhe grimit dhe shpesh kërcente nën muzikë.

 

 

Shija e redaktorit

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Të fundit nga rubrika