(Video) Muaj më parë u nisën për në luftë në Ukrainë me vallëzim e këngë, ushtarët rusë rikthehen në shtëpi në arkivol

Disa pjesëtarë të ushtrisë ruse ishin duke festuar para nisjes për në vijat e frontit në Ukrainë. Që të gjithë pas disa kohësh u kthyen në vendlindje në arkivole

Ushtarët rusë nga rajoni i Bashkortostanit, që u filmuan duke vallëzuar derisa po niseshin për në luftë në Ukrainë, janë kthyer në shtëpi në kuti druri.

Pamjet e filmuar muaj më parë shfaq kitaristët dhe këngëtarët duke performuar para burrave që po niseshin drejt vijës së frontit – ku ushtarët rusë të buzëqeshur vallëzonin, transmeton Telegrafi, përcjell Portali Dukagjini.

E shumë video të filmuara në fillim të prillit, shfaqin mjetet ushtarake ruse duke transportuar kuti të drurit brenda të cilave gjendeshin trupat e pajetë të atyre ushtarëve rusë.

Kremlini në fillim të luftës pati menduar se brenda pak javësh do të arrijë ta pushtojë tërë territorin e Ukrainës, por llogaritë e tyre nuk i kishin bërë mirë.

Deri më tani, qindra mijëra ushtarë rusë janë vrarë në fushëbetejë në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika