(VIDEO) “Na postuan fotot, na kanë zhvesh me montazhe”, detaje shokuese për grupin ‘AlbKings’

Grupi 'Albkings' është nën hetim për publikimin e fotove intime dhe shpërdorimin e të dhënave personale të grave. Gazetarja Valmira Vranovci, për emisionin Rreth e Rrotull të TV Dukagjinit, ka treguar detaje shokuese rreth aktivitetit të këtij grupi, duke përfshirë rastet e promovimit të pedofilisë

Emisioni Rreth e Rrotull, RTV Dukagjini, 18 prill 2024.

Një grup i njohur si “Albkings”, është në qendër të një hetimi të gjerë për publikimin e fotove intime dhe shpërdorimin e të dhënave personale të grave.

Një menaxher i këtij grupi, i cili operonte në platformën Telegram, tashmë është arrestuar në lidhje me këtë çështje.

Valmira Vranovci, redaktorja e Gazetës Insajderi, për emisionin Rreth e Rrotull të TV Dukagjinit, ka treguar detaje shokuese rreth aktivitetit të këtij grupi, duke përfshirë rastet e promovimit të pedofilisë.

Ajo ka treguar për një rast konkret ku një bebe trevjeçare ishte përdorur për t’u shpërndarë materiale të dhunshme, duke theksuar rreziqet serioze që ky grup paraqet për të drejtat dhe integritetin e grave.

“Mandej ka qenë edhe një bebe tri vjet me një grua të moshuar d.m.th. ajo gruaja e moshuar e zhvesh beben edhe bon diçka, nuk di ka i kanë marrë ato video”, ka thënë ajo në emisionin Rreth e Rrotull të Dukagjinit.

Po ashtu, Vranovci ka treguar se ajo dhe kolegët e saj janë përballur me kërcënime dhe shantazhe nga menaxherët e grupit.

“Na kane qit fotot ne grup, na kane zhvesh me montazhe. Na kanë thënë kam me iu çu ne ajër”, ka thënë ajo.

Videon e plotë mund ta shihni në linkun e mëposhtëm:

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika