Qytetarët e Prishtinës në hall me sulmet e qenve endacakë, ndërsa kjo dëshmohet dhe me një video të publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”, ku një grua shihet teksa sulmohet nga një tufë e qenve endacakë.

“Vrojtuesit e Lagjes” e kanë publikuar një video nga kamerat e sigurisë në një lokal në lagjen “Dardania”, ku shihet një tufë e qenve duke ndjekur e sulmuar një grua.

Por, fatmirësisht gruas të sulmuar nga qentë endacakë, në ndihmë i kanë dalë disa qytetarë që ishin në vendin e ngjarjes.

“Sulmohet një vajzë në lagjen Dardani të santea nga një tufe qentë endacakë kjo është e papranueshme për qytetaret ne vitin 2023 ende mu ndje të kërcënuar nga qentë endacakë dhe të mos t ‘ndihen te sigurt.” – thuhet nga “Vrojtuesit e Lagjes”.