(VIDEO) Një grup motoçiklistësh nga Serbia bllokojnë rrugën në afërsi të vendkalimit kufitar të Jarinjes

Një grup motoçiklistësh nga Serbia dhe rajoni, i njohur si "Bike Rock Mission", kanë bllokuar rrugën në afërsi të vendkalimit kufitar të Jarinjes nga ana e Serbisë për të festuar Vidovdanin. Motoçiklistët shpalosën flamurin serb dhe dërguan mesazhe përkrahje për serbët në Kosovë

Një grup motoçiklistësh nga Serbia dhe rajoni, i njohur si “Bike Rock Mission”, kanë mbërritur në vendkalimin kufitar të Jarinjes nga ana e Serbisë për të festuar Vidovdanin.

Motoçiklistët shpalosën flamurin serb dhe dërguan mesazhe përkrahje për serbët në Kosovë.

Ndërsa, për shkak të situatës dhe tensioneve aktuale, rreth njëqind motoçiklistë, pas 16 vitesh, nuk kanë hyrë në Kosovë për të festuar Vidovdanin, por u mblodhën në afërsi të Jarinjes nga drejtimi i Rashkes, ku dëgjoheshin zhurmat e motorëve, ndërsa është parë një re tymi nga pishtarët, raporton Kosovaonline, përcjellë Dukagjini.com

“Bike Rock Mission”, i cili mbahet që nga viti 2006, mbledh një numër të madh entuziastësh të motoçikletave nga e gjithë Serbia, rajoni dhe jashtë saj.

Çdo vit ata largohen nga Beogradi në mënyrë të organizuar për në Mitrovicën e Veriut.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika