(VIDEO) Paralajmërojnë organizatorët “Asnjë cent më shumë”: Do ta padisim ZRrE-në, do të bllokojmë çdo rrugë e çdo shesh
“Asnjë cent më shumë”, është motoja kryesore që protestuesit po thërrasin kundër shtrenjtimit të energjisë. Një nga organizatorët i kësaj iniciative, gjatë protestës në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ ka deklaruar se të marte do ta padisin ZRrE-në. “Ekspertët e grupit kanë fillu përgatitjen, dhe ndjekjen në mënyrë ligjore, por deri sa ZRrE të dorëhiqet nga ky […]
“Asnjë cent më shumë”, është motoja kryesore që protestuesit po thërrasin kundër shtrenjtimit të energjisë.
Një nga organizatorët i kësaj iniciative, gjatë protestës në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ ka deklaruar se të marte do ta padisin ZRrE-në.
“Ekspertët e grupit kanë fillu përgatitjen, dhe ndjekjen në mënyrë ligjore, por deri sa ZRrE të dorëhiqet nga ky vendim, ne do të grumbulloheni përsëri”, tha ai.

Protestuesit kanë vazhduar rrugën nga sheshi tek zyrat e ZRrE-së duke brohoritur “Jashtë”, “Jashtë”,pasi zyrtarët e saj vendosën për shtrenjtimin e rrymës.
















