(VIDEO) Pasi vrau bashkëshorten, i dyshuari tenton të largohet – gjuan në drejtim të policisë shqiptare dhe vret vetën
Gjatë mbrëmjes të së shtunës ka ndodhur një vrasje në Zëmblak, Maliq të Shqipërisë. Sipas raportimeve, atje po dyshohet se një 55-vjeçar ka vrarë gruan e tij 43 vjeçe. Ndërkaq, më pas i dyshuari ka tentuar të largohet, por 55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë së […]
Gjatë mbrëmjes të së shtunës ka ndodhur një vrasje në Zëmblak, Maliq të Shqipërisë. Sipas raportimeve, atje po dyshohet se një 55-vjeçar ka vrarë gruan e tij 43 vjeçe.
Ndërkaq, më pas i dyshuari ka tentuar të largohet, por 55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë së Shteti, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar, 55-vjeçari ka vrarë veten.
Kurse, policia ka publikuar pamjet nga droni gjate operacionit për lokalizmin dhe kapjen autorit që po dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.















