(VIDEO) Prokurori “ankohet” se dëshmitari Abazi përshëndeti ish-krerët e UÇK-së në sallë

"Thjesht duhet ta them për procesverbal, që ndërkohë që po dilte nga salla dëshmitari i përshëndeti të akuzuari".

Dëshmitari Nuredin Abazi

Dëshmitari i Prokurorisë së Specializuar të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Nuredin Abazi, ka përshëndetur ish-krerët e UÇK-së teksa po dilte nga salla pas përfundimit të dëshmisë, ka njoftuar prokurori i Zyrës së Prokurorit tё Specializuar, i cili u ankua për këtë përshëndetje.

“Thjesht duhet ta them për procesverbal, që ndërkohë që po dilte nga salla dëshmitari i përshëndeti të akuzuarit, të paktën sipas nesh, sipas Prokurorisë”, ka thënë prokurori.

Abazi gjatë kohës së luftës kishte shërbyer si këshilltar juridik në Zonën e Pashtrikut.

Abazi, gjatë dëshmisë së tij ka thënë që Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës politik në UÇK.

“Po, kanë qenë staf politik. Udhëheqës politik i UÇK-së”, tha Abazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Por, ai tha që me Thaçin dhe anëtarët e tjerë të Shtabit nuk është takuar asnjëherë gjatë luftës.

“Jo, kurrë. S’besoj që më njohin as ata mu. Veç në televizor i kam pa mbas luftës”, tha dëshmitari.

Abazi tha gjithashtu se Latife dhe Rrushe Kolollin i vranë forcat serbe, pasi trupat e tyre janë gjetur në një zonë ku vazhdimisht ka pasur patrullime nga ata.

“Jo. Unë kam kuptu tek mas luftës se ato janë gjetur me një udhëkryq, në udhëkryq të cilin vazhdimisht patrullonin policia dhe ushtria e Serbisë, me autoblinda…I kanë vra forcat serbe se ka qenë e pamundur që me hy na si ushtri. Ka qenë vend tejet i rrezikshëm. Kur janë gjetë trupat e tyre, se mbas luftës kam dëgju, ka qenë tejet e rrezikshme me u afru aty na, se ai vend ka qenë gjithmonë me autoblinda e tanke të Serbisë”, tha dëshmitari.

Gjithashtu Abazi është pyetur nëse e ka takuar ndonjëherë Fetah Rudin dhe se për çfarë arsye. Dëshmitari Abazi e konfirmoi takimin me Rudin, dhe se me të ka biseduar për dyshimet se kinse ai i ka keqmenaxhuar ndihmat që vinin për popullatën civile.

Ai tha se pas bisedës me të është zgjidhur ky problem dhe se e ka kuptuar që ai s’ka qenë i fajshëm.

“Gjatë luftës jam takuar me Fetah Rudin një herë… Ka qenë në vitin 1998… Ka pasur një aferë se kinse Fetah Rudi është duke i keqpërdorur ndihmat ushqimore që janë sjellë nga Fondacioni Nëna Terezë, për mbrojtjen e popullatës. Ka pasur ushqime, miell, vaj, sheqer, e të tjera. Si udhëheqës i fshatit ka pasë në menaxhim, ka pasur detyrë me ua nda popullatës në mënyrë proporcionale. Për shkak të dyshimit që nuk janë nda mirë, ka pasur dyshime, për këtë kam bisedu dhe e kemi zgjidhë këtë problem”, tha ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika