(VIDEO) Rama i dorëzon Rita Orës çelësin e kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ia ka dorëzuar këngëtares kosovare me famë botërore e me rrënjë shqiptare, Rita Ora, çelësin e kryeqytetit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Prezent në këtë ngjarje qe edhe ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ndryshe, këngëtarja me bagazhin ndërkombëtar ka qëndruar në Kosovë nga 26 nëntori, duke e festuar edhe ditëlindjen e saj këtu bashkë me bashkëshortin, Taika Waitit, në përvjetorin e 33-të.

(VIDEO) Rama e pret në aeroport, Rita Ora e emocionuar zbret në tokën e Kosovës

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika