(Video) Seriali i Netflix “The Crown” shfaq pjesë të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në luftën e fundit

Sezoni i gjashtë i serialit të famshëm të Netflix “The Crown” përfshin edhe luftën në Kosovë

Lufta në Kosovë, 1999

Lufta e fundit në Kosovë nga okupatori serb do të përfshihet në sezonin e gjashtë të serialit të famshëm të Netflix “The Crown”.

Ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit do të jetë fokusi kryesor i temës së trajtuar në serialin e njohur.

“Millosheviqi është një diktator monstruoz që kryen persekutimin sistematik dhe të dhunshëm ndaj civilëve të pafajshëm. Ai duhet të ndalet”, ka theksuar ndër të tjera Tonny Blair.

Madje, në serial shfaqen edhe disa pamje nga lufta në Kosovë nga regjimi serb.

Episodet e reja të serialit dolën më 14 dhjetor.

“The Crown” është seri televizive, me një dramë historike për mbretërimin e së ndjerës mbretëreshës Elizabeth II nën regjinë e Peter Morgan.

Seriali përbëhet nga gjashtë sezone dhe secili prej tyre mbulon disa vite të jetës së Elizabeth.

Sezoni i parë u lëshua më 4 nëntor 2016.

Seriali mbulon vitet e mbretëreshës prej 1940 deri 2000.

Shija e redaktorit

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, Rama liderëve...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve të Evropës. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që...

Zelensky në Tiranë, falënderon Shqipërinë: Jeni një vend që beson...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, zbuloi përpjekjet e fundit për të arritur...

Shqipëria nuk është më në periferi të Evropës, thotë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapjen zyrtare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për organizimin...

Të fundit nga rubrika