Makinat super luksoze që u janë sekuestruar anëtarëve të grupeve kriminale në vend, tashmë po përdoren nga Policia e Shtetit në Shqipëri.

Mjetet mes tyre edhe makina super-luksoze që e kalojnë vlerën 100 mijë euro, janë ekspozuar pranë Ministrisë së Brendshme dhe tashmë janë gati për shërbim.

Mjetet e sekuestruara tani janë në pronësi të Policisë së Shtetit dhe kanë edhe logon e institucionit, gati për të dalë në shërbim nëpër rrugët e Tiranës.

I pari u punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka përshendetur veprimin e policisë shqiptare.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sekuestrimi/konfiskimi i pasurive të tyre po krijon mundësinë që strukturat, të cilat e luftojnë krimin e organizuar, të marrin në përdorim mjetet luksoze të konfiskuara”, ka shkruar Balla.