(VIDEO) Sillet në Gjykatë ish-polici Aleksandër Vlajiq, i arrestuar për spiunazh

Aleksandër Vlajiq, ish-polic serb i Kosovës, është arrestuar mbrëmjen e 26 qershorit dhe akuzohet për spiunazh kundër shtetit të Kosovës

Ish-polici Aleksandër Vlajiq i arrestuar për spiunazh.

Ish-polici Aleksandër Vlajiq, i arrestuar për spiunazh, është sjellë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ndaj të njëjtit tanimë nga ana e Prokurorisë është bërë kërkesa për paraburgim.

Për rastin pritet të mbahet seanca dëgjimore.

Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, nuk është thjesht një i arrestuar për spiunazh në Kosovë.

Veprimtarinë e tij kundër shtetit të Kosovës arriti ta zbulojë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Këto informata bën që veprimtaria e Vlajiqit të demaskohet tërësisht.

Këto detaje janë shpalosur ekskluzivisht nga emisioni “Debat Plus”.

Siç mëson Dukagjini nga burimet brenda organeve të sigurisë, ai ishte hiç më pak se agjent rezident i BIA-s, që e spiunonte Kosovën. Për ta sqaruar për publikun, kjo nënkupton nivelin më të lartë të një agjenti brenda inteligjencës së një shteti.

Lexo edhe: Kush është Aleksandër Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh? Flet ish-hetuesi i policisë

Vlajiq, në mes të akteve që ka kryer në Kosovë, gjithashtu ka filmuar fshehurazi lëvizjet dhe automjetet e Policisë së Kosovës, të misionit të KFOR-it dhe të ndërkombëtarëve, gjithmonë në dobi të shërbimit serb BIA.

Ai në të kaluarën ishte pjesë e MUP-it serb, ndërsa kur ishte integruar në institucionet e Kosovës mbante një post të rëndësishëm në institucionin e Policisë, duke punuar në njësinë e inteligjencës rajonale të policisë në Mitrovicë të Veriut. Sa mbante këtë pozitë, ai ishte angazhuar në mbledhje të informacioneve për personat të cilët kanë qenë predikues të fesë islame.

Vlen të theksohet se informatat që rezultuan me identifikimin dhe kapjen e tij u dhanë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

EKSKLUZIVE: Spiuni serb ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e Policinë – U zbulua nga AKI

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika