(VIDEO) Sulmuesit serbë gjatë arratisjes nga Manastiri i Banjskës

Disa pamje të publikuara nga agjencia prestigjioze “Associated Press”, shfaqin grupin e sulmuesve teksa lëviznin në Manastirin e Banjskës të Zveçan të dielën.

Rreth 30 persona të maskuar shihen teksa lëvizin në manastir pak orë pasi kishin qëlluar policin Afrim Bunjaku, i cili mbet i vrarë të dielën.

Pamjet nga droni tregojnë sulmuesit teksa ecin maleve si dhe brenda mureve të manastirit.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi ku shihen një mori armë dhe pajisje të nivelit ushtarak e të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës pas sulmit në veri.

Në llogarinë e tij në platformën “X”, Kurti ka thënë se autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit.

Ai thotë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës.

“Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të djeshëm – nuk lënë vend për dyshim: autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”, shkroi Kurti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika