Ushtria amerikane ka njoftuar të hënën se tre avionë luftarakë F-15, të përfshirë në një mision ushtarak pranë Iranit, janë rrëzuar si pasojë e një gabimi nga autoritetet e Kuvajtit.

Komanda Qendrore e SHBA-së bëri të ditur se avionët janë qëlluar gabimisht nga sistemet kuvajtiane të mbrojtjes ajrore.

Sipas komunikatës zyrtare, të gjashtë anëtarët e ekuipazheve janë hedhur me parashutë, janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Autoritetet amerikane kanë informuar qeverinë e Kuvajtit për incidentin dhe kanë shprehur falënderim për mbështetjen e ofruar nga ky vend gjatë operacioneve ushtarake kundër Iranit.

Reports say an F-15 fighter jet has been downed over Kuwait pic.twitter.com/p4oD7lRZBF

— Türkiye Today (@turkiyetodaycom) March 2, 2026