(VIDEO) U raportua si e rrëmbyer, në vend të shpëtimit, policia e qëlloi adoleshenten për vdekje
27 shtatori i 2022-tës ishte dita që po kërkohej 15-vjeçarja, Savannah Graziano, e cila u raportua e zhdukur. Thuhej se ishte rrëmbyer nga babai i saj, Anthony Graziano, pasi ai e kishte qëlluar për vdekje nënën e saj një ditë më parë. Makina e Anthony Grazianos u ndalua në autostradë në Hesperia, 80 kilometra në […]
27 shtatori i 2022-tës ishte dita që po kërkohej 15-vjeçarja, Savannah Graziano, e cila u raportua e zhdukur.
Thuhej se ishte rrëmbyer nga babai i saj, Anthony Graziano, pasi ai e kishte qëlluar për vdekje nënën e saj një ditë më parë.
Makina e Anthony Grazianos u ndalua në autostradë në Hesperia, 80 kilometra në lindje të Los Anxhelos, teksa 15-vjeçarja po dilte nga automjeti, policia gjuajtën me armë, kështu duke e vrarë.
Të shtënat shkaktuan shqetësim ndërkombëtar, pasi detyrë e policisë ishte ta shpëtonin atë, jo ta vranin.
Zyrtarët kanë pohuar se ishte e paqartë nëse Savannah u qëllua nga policia apo nga babai i saj, pasi nuk e kuptuan që ishte ajo kur doli nga makina.
Kaluan thuajse dy vjet, që refuzohej të publikoheshin pamjet ku mbeti e vrarë ajo.
Disa video, gazetari i pavarur, Joey Scott, i ndau me Guardian, që përfshijnë pamjet e helikopterëve, ku shihet që policët gjuajtën me armë drejt Savannës, edhe pse ajo po udhëzohej nga vetë ata për të lëvizur drejt tyre.
Në video kuptohet se policët e qëlluan atë, edhe pse dy oficerë të tjerë thanë se ishte 15 vjeçarja që doli nga mjeti.
Nga këto pamje u bë e qartë që ajo u vra nga vetë policia, jo nga babai.















