(VIDEO) Vërshime në Dragash pas reshjeve të mëdha të shiut
Në Komunën e Dragashit reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në zona të ndryshme të komunës. Situatë alarmante është në disa fshatra, ku duken dëme materiale nga pamjet e publikuara që qytetarët kanë shpërndarë në rrjetet sociale për të përshkruar gjendjen e rëndë si pasojë e vërshimeve. Gjendje më alarmante paraqitet në fshatrat […]
Në Komunën e Dragashit reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në zona të ndryshme të komunës.
Situatë alarmante është në disa fshatra, ku duken dëme materiale nga pamjet e publikuara që qytetarët kanë shpërndarë në rrjetet sociale për të përshkruar gjendjen e rëndë si pasojë e vërshimeve.
Gjendje më alarmante paraqitet në fshatrat Bresanë, Zaplluxhë, Kuk, Kullibeg, Blaç dhe fshatra të tjera të Dragashit, ku uji tashmë ka vërshuar edhe shtëpitë.
Institucionet e sigurisë kanë apeluar për kujdes të shtuar, shkaku i situatës emergjente.















