(VIDEO) “Xhevahir i artit shqiptar”, Rama thotë se filmi ikonë “Lukëkuqet mbi mure” i është nënshtruar restaurimit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se filmi ikonë “Lukëkuqet mbi mure” i është nënshtruar restaurimit. Sipas të parit të qeverisë shqiptare, ka qenë një studio prestigjioze ndërkombëtare që e ka restauruar në 4K këtë film. Më tej, Rama i ka ftuar ndjekësit që ta shohin në kinema filmin ikonë. Ndërkohë kryeministri është shprehur […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se filmi ikonë “Lukëkuqet mbi mure” i është nënshtruar restaurimit.
Sipas të parit të qeverisë shqiptare, ka qenë një studio prestigjioze ndërkombëtare që e ka restauruar në 4K këtë film.
Më tej, Rama i ka ftuar ndjekësit që ta shohin në kinema filmin ikonë. Ndërkohë kryeministri është shprehur se restaurimi do të bëjë që ky “xhevahir i artit shqiptar” të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, që iu nënshtrua restaurimit në 4K në një studio prestigjioze ndërkombëtare, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.















