(VIDEO) Zëvendëskryetares së Zveçanit i digjen dy lokale

Nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomanic, në orët e para të së premtes i janë djegur dy lokale të cilat ndodhen ngjitur me njëra-tjetren në qendër të Zveçanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin dy lokaleve të zëvendëskryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomanic.

Rasti ka ndodhur në orët e para të së premtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, Tomanic dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar.

“Zveçan 08.03.2024 – 00:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lidhur me këtë, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se “ky rast është një përpjekje e kotë për të frikësuar serbët e liruar nga kthetrat e terroristëve të Listës Serbe”.

“Kjo vie një muaj pas bllokimit të paligjshëm të biznesit të familjes së zv.kryetares së Mitrovicës Veriore znj. Katarina Adzanćić nga regjimi i Vučićit dhe dy muaj pas djegies së veturës së kryesuesit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, z. Gorski Burić. Terroristët dhe banditët ndihen të trimëruar sa herë që ndërkombëtarët i kërkojnë Republikës së Kosovës të heqë dorë nga sovraniteti dhe zbatimi i ligjit”, ka shkruar tutje ai në Facebook.

Ndërsa, rasti mbetet nën hetim nga Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika