(VIDEO) Zjarr në Shkabaj, rrezikohet edhe objekti i RTV Dukagjinit
Në dalje nga Prishtina (rrugës për në Obiliq), më saktësisht në fshatin Shkabaj, në afërsi të objektit të RTV Dukagjinit, ka shpërthyer një zjarr nga rrethana të pasqaruara deri më tash. Pas 10 minutash nga zjarri, në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta shuajnë atë. Ekipet e zjarrfikësve janë akoma […]
Në dalje nga Prishtina (rrugës për në Obiliq), më saktësisht në fshatin Shkabaj, në afërsi të objektit të RTV Dukagjinit, ka shpërthyer një zjarr nga rrethana të pasqaruara deri më tash.
Pas 10 minutash nga zjarri, në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta shuajnë atë.
Ekipet e zjarrfikësve janë akoma në vendin e ngjarjes.
Në rrezik për përfshirje nga zjarri kanë qenë edhe disa objekte përreth, përfshirë edhe objektin e RTV Dukagjinit.















