(VIDEO)Aksident me dy të lënduar në Lluzhan të Podujevës
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Lluzhan të Podujevës. Për Portalin Dukagjini, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit […]
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Lluzhan të Podujevës.
Për Portalin Dukagjini, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti.
Më tej, Ahmeti ka përfunduar duke thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut nga Policia e Kosovës.















