(Video)Bedri Hamza: Kosova do të bëhet destinacion atraktiv për turistët vendorë dhe ndërkombëtarë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka shpalosur programin e tij për turizmin nga Rugova e bukur.

Hamza ka thënë se jemi të njohur për mikpritjen dhe do t’i hapim dyert e Kosovës për eksperienca unike, në agroturizëm, në turizmin malor, turizmin sportiv dhe atë kulturor e historik.

“Ne do të investojmë në ndërtimin e qendrave turistike moderne dhe të qëndrueshme, siç janë Brezovica dhe Borea. Po ashtu, synojmë të krijojmë qendra të reja të skijimit në Sharr dhe Bjeshkët e Nemuna. Por, do t’i rrisim edhe investimet për turizëm veror dhe sportiv”, ka thënë Hamza.

Ai ka treguar se Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 dhe ka premtuar se do të punojë ditë e natë që vendi ynë të pres mijëra sportistë dhe mysafirë ndërkombëtarë, si dhe të krijojë infrastrukturën sportive turistike për rritjen e turizmit.

“Me grante dhe subvencione do t’i mbështesim të gjithë ata që investojnë në sektorin turistik, duke përfshirë investimet në hotele, resorte, qendra atraktive dhe banja termale. Kosova mundet ma mirë. Kosova do të bëhet destinacion atraktiv për turistët vendorë dhe ndërkombëtarë!”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika