(VIDEO)Deputetja britanike: Është duke u bërë një hetim ndërkombëtar për rastin e Banjskës
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila po qëndron në Kosovë, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka folur rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke qenë se një shtet i jashtëm është duke kryer hetime për sulmin. E pyetur se cili shtet është ai, Kearns ka thënë se nuk mund të ketë më shumë […]
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila po qëndron në Kosovë, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka folur rreth sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke qenë se një shtet i jashtëm është duke kryer hetime për sulmin.
E pyetur se cili shtet është ai, Kearns ka thënë se nuk mund të ketë më shumë detaje.
“Me sa kam marrë njëra prej shteteve të jashtme të Kosovës është vetë hetimi dhe kjo do të bëhet publike, dhe natyrisht Qeveria është duke e bërë hetimin e vet po ashtu. Qeveria e Kosovës do të shohë shumë, do t’i shohë njerëzit në gjyq, si dhe ata që kanë mbijetuar sulmin, ata që kanë humbur, por edhe ata që kanë qenë dëshmitarë e meritojnë ditën në gjyq ku Millan (Radoiçiq) duhet me qenë aty në gjyq duke dhënë llogari”.
“Nuk jam e sigurtë a është kjo e ditur, kështu që do të përmbahem paragjykimeve të mëtutjeshme të komenteve me këtë”- shtoi ajo. Kearns ka thënë se disa herë ka tërhequr vërejtjen se do të ketë eskalim të sjelljeve në Kosovë, duke bërë vizitë në Kosovë ka dashur të shohë edhe armët që konfiskohen në veri të vendit.
“Jam shumë e brengosur, e di që është duke u lidhur me atë që ka ndodhur me 24 shtator, por desha të shoh me sytë e mi çfarë armë janë gjetur të sakta, pasi unë kisha alarmuar shumë përpara që ka me ndodhë. Po ashtu, kam pasur dëshirën time me u taku me familjen e policit të vrarë dhe isha e privilegjuar që më pritën në shtëpinë e tyre dhe më dhanë rastin me shprehë ngushëllimet e mia për faktin që babai i tyre ishte vrarë”, tha deputetja Kearns.
Sipas saj, armët e konfiskuara janë të rangut ushtarak.
“Ato janë armë të rënda ushtarake, kanë mbishkrim serb, këto nuk janë armë nga koha e Millosheviqit, s’janë armët antike, disa janë por grantat ishin të datuara prej 2021, dhe kjo nuk është sasi e vogël e armëve që një grup i krimit të mund ta mbështesë. Këto janë armë të rangut ushtarak, shumë serioze të cilat nuk janë për kriminalitet të nivelit të ulët. U ndava mjaft e brengosur nga ajo që pashë” – thotë ajo.
Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit. Afrim Bunjaku, rreshteri i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist.















