(VIDEO) Diplomati austriak: Ndërkombëtarët pas luftës punuan me Kadri Veselin për ta luftuar krimin e organizuar

Dëshmitari i 68-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), diplomati austriak, Jan Kickert, po e vazhdon edhe sot dëshminë e tij në Hagë në procesin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë dëshmisë së tij, Kickert tha se ka qenë shumë i përfshirë në Kosovë gjatë kohës së luftës dhe pas saj është pyetur për shumë nga figurat e UÇK-së dhe rolet e tyre në luftë ose pas saj.

Ai është pyetur nga gjyqtari Christoph Barthe edhe për njohjen e tij me Kadri Veselin dhe rolin e tij në inteligjencë.

Barthe e ka pyetur dëshmitarin nëse në fund të vitit 1999 dhe në vitin 2000, Veseli i ka thënë vetë për rolin e tij si shef i inteligjencës, apo këtë e ka ditur për shkak se ka qenë një informatë publike.

Kickert tha se inteligjenca ndërkombëtare është takuar me Veselin dhe kanë bashkëpunuar me të për ta luftuar krimin e organizuar.

“Kam pasur kolegë evropianë që i përkisnin inteligjencës, të cilët e kanë takuar zotin Veseli në këtë kapacitet. Dhe ai ishte dikush që komuniteti ndërkombëtar do të fliste për të vërë nën kontroll elemente të caktuara, të cilat po rrëshqisnin kah krimi i organizuar pas luftës”, ka thënë Kickert.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika