Videoja e LVV-së, Gashi: Po të bënin një video për të arriturat e Qeverisë, do të zgjaste 8 sekonda
Analistët e “Debat Plus” kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me videon më të re të publikuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Ndonëse ka kohë që të tilla nuk ka publikuar, LVV-ja ka publikuar një “video sulmuese” të martën, gjersa si në ato të mëparshmet, nuk kurseu të shfaqë pamje të figurave opozitare dhe […]
Analistët e “Debat Plus” kanë dhënë opinionet e tyre lidhur me videon më të re të publikuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Ndonëse ka kohë që të tilla nuk ka publikuar, LVV-ja ka publikuar një “video sulmuese” të martën, gjersa si në ato të mëparshmet, nuk kurseu të shfaqë pamje të figurave opozitare dhe jo vetëm, duke përmendur ngjarje që kishin ndodhur përgjatë qeverisjeve të kaluara.
Si video e dobët u cilësua nga analisti Dardan Gashi, cili ka thënë se po të bënte LVV një video me të arriturat e saj, e njëjta s’do zgjaste gjatë.
“Sa i përket videos, e dobët në çdo aspekt, si teknikisht edhe përmbajtësisht, nuk ua vura veshin shumë se ja kanë tepruar me këto video…pritojnë të merren me realitet, nuk lodhen të gjejnë të vërtetën”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se “Pse s’po e bëjnë një video për të numëruar të arriturat e Qeverisë Kurti për dy vjet, edhe e sheh se ajo video zgjat diku 8 sekonda, asnjë më shumë”
Për analistin Ylli Hoxha, nga videoja shfaqet një mesazh se për Asociacioni do të ketë një rezistencë më të madhe.
“Tek Asociacioni do të ketë një rezistencë më të madhe dhe këtë tash e konfirmon edhe kjo video. Përveç sulmeve që iu bën kundërshtarëve politikë, videoja në fakt rithekson mesazhin politik të LVV-së se Zajednica, Asociacioni pak a shumë portretizohen si një akt tradhtie dhe jo si në vendim i cili pritet të merret nga kjo Qeveri”, ka deklaruar Hoxhaj.
Sipas Hoxhës, zgjedhjet e tjera në rast të mospranimit të kushteve nga Qeveria, nuk do të prodhojnë zgjidhje tjetër.
“Unë nuk jam i sigurt se zgjedhjet do të prodhojnë zgjidhje tjetër, pra edhe nëse LVV do të kalojë më dobtë se në 14 shkurt, rezultati nuk do të jetë aq dramatikisht i ndryshëm për të krijuar zgjedhje të një qeverie tjetër që me lehtësi do ta zbatonin Asociacionin”, ka deklaruar Hoxhaj, gjersa ka theksuar se LVV është e favorizuar për t’i fituar zgjedhjet, nëse do të kishte.
Sipas analistit Visar Ymeri, videoja e LVV-së mban edhe të pavërteta, duke filluar nga privatizmi, i cili sipas tij, është duke vazhduar edhe në kohën e qeverisjes Kurti, ndonëse e njëjta e kishte kundërshtuar.
Lëvizja Vetëvendosje është rikthyer me një video, përmes së cilës, i tregon elementet që munguan në qeverisjen dyvjeçare të saj, e të cilat, sipas saj, ekzistonin në qeverisjet e mëhershme.
Gjersa në video thuhet se nuk ka më zhvatje të dhjetëra miliona eurove nga ndërmarrjet publike prej oligarkëve, falje të miliona eurove për kompanitë e mëdha vendore e të huaja, emërime partiake e familjare e një listë gjërash, sipas LVV-së, tashmë ka Republikë.















