Videoja virale e MrBeast “1000 të verbër shohin për herë të parë”

"1000 të verbër shohin për herë të parë" i MrBeast është një video virale nga YouTuberi MrBeast në të cilën ai sponsorizon operacionet e syve për 1000 njerëz që vuajnë nga verbëria e parandalueshme

MrBeast

Më 28 janar 2023, YouTuberi i famshëm MrBeast publikoi një video të titulluar, “1000 të verbër shohin për herë të parë”, në të cilën ai sponsorizoi operacionet e syve për 1000 njerëz me verbëri të parandalueshme në mbarë botën, duke dhuruar gjithashtu edhe shuma të mëdha parash për disa prej tyre.

Jimmy Donaldson, emri i vërtetë i MrBeast, në videon e publikuar gjatë ditës së shtunë, e cila deri të dielën pasdite arriti mbi 32 milionë shikime, tha se “ne po shërojmë verbërinë e një mijë njerëzve”.

Video është emocionale, pasi që paraqet pamje të pacientëve para dhe pas përfundimit të operacionit.

Donaldson gjithashtu dhuroj donacione në para dhe dhurata të ndryshme për disa nga pjesëmarrësit.

Jeff Levenson, kirurg dhe oftamolog,  bashkëpunoi me Donaldson për të kryer raundin e parë të operacionevenë Jacksonville, Floridë.

Levenson ka koordinuar programin “Gift of Sight” për më shumë se 20 vjet, i cili ka orfuar shërbime kirurgjike falas të kataraktit për pacientët që janë verbuar për shkak të kataraktit.

Levenson, që shihet në video, ka thënë se” gjysma e të verbërve në botë janë njerëz që kanë nevojë për një operacion dhjetë minutësh” duke iu referuar operacionit gjegjësisht për heqjen e kataraktit.

Frymëzimin për të ndihmuar njerëzit të hynin në operacionin e kataraktit, pas përvojës së tij personale, tha Levenson për BBC

“Në ditët dhe javët pas operacimit të kataraktit, unë u mahnita sa e ndritshme, e bukur dhe e gjallë ishte bota” tha ai.

“Por unë u trondita nga ideja se ka qindra milionë, ndoshta në 200 milionë njerëz në mbarë botën, të cilët janë të verbër ose afërsisht të verbër nga katarakti dhe që nuk kanë akses në operacion” tha ndër të tjera, Levenson.

Ai tregoi se si e mori një telefonat nga një anëtar i ekipit të Donaldson, në shtator. “Nuk kisha dëgjuar kurrë për MrBeast” tha ai. “Kështu që gati e mbylla telefonin. Por, për fat të mirë, nuk e mbylla telefonin.”

Punën e tyre fillimisht thirrën strehimoret për të pastrehët dhe klinikat falas për të krijuar një listë të pacientëve në zonën e Jacksonville, që kishin patjetër nevojë për kirurgji të kataraktit, por që nuk mund t’a përballonin atë.

Ata patën një grup prej 40 pacientësh dhe Levenson i përfundoi të gjitha në një ditë të vetme, duke filluar në shtatë të mëngjesit dhe duke mbaruar në gjashtë të mbrëmjes.

Levenson ka theksuar se pacientën kishin “mosbesim se dikush në të vërtetë do t’i kërkonte ata për t’i shpëtuar nga verbëria dhe më pas do të kishte mirësinë dhe bujarinë e shpirtit, për të ofruar operacionin”.

Oftamologu lidhi ekipin e Donaldson me See International, për të cilin ai shërben si staf mjekësor.

Organizata jofitim prurëse ofron kujdes falas për sytë në gjithë botën për pacientën që kanë nevojë.

Përreth tre javë, Organizata e ndihmoj MrBeast, të mblidhte shifrën rreth 1000 operacione të përfunduara me sukses. Videoja tregon pacientët që përfundojnë operacionin nga vende të ndryshme, Xhamajka, Hondurasi, Namibia, Meksika, Indonezia, Brazili, Vietnami dhe Kenia.