(VIDEO)“Marre që e keni pranu Zajednicën”, “Astrit Dehari ka vdekë n’burg për këtë sen”, aktivisti i PSD-së u shkon në kafe deputetëve të VV-së

(VIDEO)“Marre që e keni pranu Zajednicën”, “Astrit Dehari ka vdek n’burg për kit sen”, aktivisti i PSD-së u shkon në kafe deputetëve të VV-së

Aktivisti i PSD-së, Behar Retkoceri, u ka shkuar në kafe deputetëve të VV-së.

“Marre që e keni pranu Zajednicësn”, “Astrit Dehari ka vdekë n’burg për këtë sen”, ishin disa nga ato çka u tha aktivisti i PSD-së deputetëve të VV-së.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka bërë thirrje të shohim se si Retkoceri po i ballafaqon ata që po “i bëjnë dëm Kosovës”.

“Shikojeni videon se si reagojnë deputetët e VV-së, dhe nuk kanë asnjë fjalë për të thënë, kur aktivisti i PSD-së, Behar Retkoceri, i ballafaqon ata për dëmet që po ia bëjnë Kosovës, me pranimin e Asociacionit”, ka shkruar Molliqaj.

Në kafe shihen shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, deputetët, Mefail Bajqinofci, Arbër Rexhaj, Artan Abrashi dhe disa të tjerë.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari, Lirim Mehmetaj, i cili ka thënë se “s’po iu nihet zani profiterave të pushtetit”.

“Po pyeten për shokun e tyre të vdekur në burg. Zani s’po iu nihet profiterave të pushtetit.
Tash janë mirë për vete. Privilegje po, pushtet po, pasuri po, të tjerët të shkojnë në lesh.
Ky hajni, Artan Abrashi, i kish pas vjedhë edhe paratë për derivate pa pasë veturë fare”, ka shkruar Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika