“Ne vijmë tani për të bërtitur dhe ju ftojmë të na mbroni, sepse edhe ne duam të jetojmë, duam paqe… duam të jetojmë siç jetojnë fëmijët e tjerë”, është thirrja e fëmijëve nga Gaza, ku nga 7 tetori i vitit 2023, për një muaj nga sulmet ajrore të Izraelit janë vrarë mbi 4 mijë fëmijë.

Ndërsa, në një video të publikuar në rrjetin social X, fëmijët palestinezë në Gaza e kanë mbajtur një konferencë shtypi jashtë spitalit Al Shifa, duke folur anglisht.

Ndërkaq, arsyeja e mbajtjes se kësaj konference për media në anglisht, sipas tyre, është që bota të mos mund të pretendojë se nuk i kupton.

Ata treguan për tmerrin e luftës që janë duke përjetuar nga 7 tetori i këtij viti dhe kërkojnë ndihmë nga bota.

Palestinian children in Gaza hold a press conference outside Al Shifa hospital, speaking English so the world cannot pretend not to understand them: “We come now to shout and invite you to protect us; we want to live, we want peace… we want to live as the other children live.” pic.twitter.com/Pz9JtHd6pJ

— Good Shepherd Collective (@Shepherds4Good) November 7, 2023