(VIDEO)Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës patrullon me barka lundruese në Ujman
Policia e Kosovës, ka thënë se ajo është duke vepruar në bazë të kushtetutës së Kosovës dhe ligjit për policinë ata po vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm në realizimin e detyrave të përgjithshme të saj Që sipas komunikatës përfshihen, mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve, mbrojtja e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim, […]
Policia e Kosovës, ka thënë se ajo është duke vepruar në bazë të kushtetutës së Kosovës dhe ligjit për policinë ata po vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm në realizimin e detyrave të përgjithshme të saj
Që sipas komunikatës përfshihen, mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve, mbrojtja e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim, parandalimi i rrezikut, hetimi dhe zbulimi i veprave penale etj, deri tek menaxhimi i kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës”.
“Në këtë fushëveprim në funksion të menaxhimit efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë (NJNSH)e Policisë Kufitare të Kosovës me zyrtarët e saj sot ka realizuar patrullim me barka lundruese në liqenin e Ujmanit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Më tej, policia ka theksuar se patrullime të tilla nga ana e Policisë së Kosovës, kanë për qëllim mbikëqyrjen e kufirit ujor dhe të parandalojnë edhe veprat penale në kufij, dhe të ofrojnë sigurinë territoriale të ujërave.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend dhe menaxhimin e kufirit shtetëror, bazuar në mandatin e saj kushtetues dhe ligjor”, e kanë publikuar Policia e Kosovës së bashku me video.















