(Video)Regjimi i Vuçiqit akuzohet se përdori “topin zanor” të ndaluar për shpërndarjen e protestuesve

Sot në Beograd, studentët kanë organizuar një protestë masive antiqeveritare, ku pjesëmarrës kanë qenë qindra-mijëra persona.

Beogradi gjatë protestës, të cilën studentët e kanë shpallur të përfunduar, ka qenë i ‘‘bllokuar’’.

Megjithatë, kamerat kanë kapur një moment të ‘‘çuditshëm’’ që ka ndodhur gjatë kësaj kohe.

Në videon e shpërndarë shihet se si protestuesit derisa kanë qenë në një rrugë, për një moment janë larguar shpejt duke krijuar ‘’korridor’’ mes tyre.

Për këtë situatë, pushteti i udhëhequr nga Vuçiq po akuzohet se ka përdorur ”top zanor’’.

‘‘Topi zanor’’, është  në pronësi të sistemit të sigurisë së Serbisë, i cili është një lloj arme jovdekjeprurëse që lëshon valë të forta zanore në një drejtim të caktuar dhe tek ata që preken mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera, çorientim dhe dëmtim të përhershëm të dëgjimit.

Një ‘‘top zanor’’ është një pajisje që përdor valë të forta zanore për të arritur efekte të caktuara, më së shpeshti për qëllime të kontrollit të turmës, parandalimit të shpendëve ose shkatërrimit të predhave.

Ekzistojnë disa lloje topash zanore dhe përdorimi i tyre varet nga frekuenca dhe vëllimi i zërit që prodhojnë.

Një prej tyre është një top zanor me frekuencë të lartë që përdoret për qëllime ushtarake dhe policore për kontrollin e trazirave, zmbrapsjen e sulmeve ose komunikimin në distanca të gjata. Ata lëshojnë valë zanore jashtëzakonisht të forta dhe të drejtuara që mund të shkaktojnë dhimbje, çorientim dhe humbje të përkohshme të dëgjimit tek njerëzit.

Përveç kësaj, ka topa akustikë për kontrollin e shpendëve, të cilët lëshojnë tinguj shpërthyes me frekuencë të ulët për t’i trembur zogjtë larg aeroporteve, fermave apo objekteve industriale, si dhe ato që prodhojnë tinguj me frekuencë të ulët që mund të shkaktojnë shqetësim, ankth dhe madje edhe efekte fizike si nauze te njerëzit. Pajisjet e tilla janë hulumtuar për qëllime ushtarake, por efektiviteti i tyre nuk është konfirmuar plotësisht.

Ndërsa nga ana e institucioneve është thënë sonte se nuk kanë përdorur top zanor sepse është e ndaluar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika