Videot, “lufta” e LVV-së me partitë opozitare

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar videon e dytë të saj përmes së cilës, përmendeshin figura politike për të cilat, LVV thoshte se përfituan terminale në këmbim të votave. Të njëjtit kanë treguar opinionet e tyre lidhur me videon e LVV-së

Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar gjatë ditës një video në të cilën akuzoheshin disa persona që sipas tyre përfituan terminale në këmbim të votave gjatë qeverive të kaluara. Për këtë kanë reaguar Sami Lushtaku e Isa Mustafa, të cilët këtë video e kanë quajtur të pavërtetë.

Kjo ngjarje që ndodhi javën e kaluar në Durrës, po prezantohet si një e arritur e madhe e qeverisë së Albin Kurti.

Por, brenda kësaj video-je të gjatë 2 minuta e nëntë sekonda, Lëvizja Vetëvendosje është kujdesur që ti “godas” kundërshtarët e tyre politikë.

Të parën që kanë shënjestruar aty është ish-deputetja e PDK-së, Margarita Kadriu.

Por, nuk janë ndalur me kaq. Këtu janë renditur edhe disa personazhe të tjera të cilët sipas Lëvizjes Vetëvendosje, kanë përfituar nga terminalet doganore.

Sipas kësaj përmbajtjes së kësaj videoje të lansuar nga Lëvizja Vetëvndosje, këta persona kanë përfituar 37 milionë euro brenda një viti ndërsa brenda 10 vjetësh, ata kanë përfituar 370 milionë euro.

Në videon e publikuar së fundmi por edhe atë paraprake, theksohet shpërfaqja në masë të madhe e Sami Lushtakut, një eksponenti i fuqishëm i PDK-së nga Drenica.

Lushtaku, që është edhe nënkryetar i Skënderajt në një përgjigje për RTV Dukagjinin, ka thënë se ai nuk ka lidhje me termilane, ndërsa hedh akuza në drejtim të Albin Kurtit.

“ Me terminal nuk kom lidhje por janë shpifje të ulta të Albin Kurtin. Ai e ka nis një fushat kundër meje por edhe Serbia e patë nis një fushat të till nja 10 vjetë karshi meje por s’ka pas qa me ba e Abin Kurti mas pakti. Nuk më bonë përshtypje qa qetë VV, unë kom prit prej qeverisë së Kurtoviqit që ka më fillu më I prezentuar punimët që I ka fillu dhe I ka përfundu ky I qet fotografit tona. Këto foto I kom parë vetëm në kohën e Millosheviqit kur në jemi dënu më nga 20 vite nga pushteti I Serbisë”, ka thënë Lushtaku nga radhët e PDK-së.

Në këtë video është shafqur edhe ish-kryeministri, Isa Mustafa dhe djali i tij.

Ndërkohë, edhe Isa Mustafa ka dhënë një përgjigje për RTV Dukagjinin, rreth këtyre pretendimeve.

Gjithë këto ai i quan gënjeshtra të partisë në pushtet.

“Interevropa është kompani sllovene, për të cilën unë nuk kam autorizim të jap deklarata.  Ndryshe, po gënjen partia në pushtet se është pronë e djemëve të mi”, ka deklaruar ai.

Videoja e Lvëvizjes Vetëvendosje më tutje ka rënditur ato që i konsideron suksese. Ndërsa publikimin e këtyre videove po e justifikon deputeti i partisë në pushtet, Enver Dugolli.

“ Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka publikuar edhe punët e mira që i kanë realizuar por edhe ato të këqijat që janë bërë. Kjo video e fundit flet se si Qeveria i ka kthyer terminalët në funksion të publikut dhe jo më si dikur që shteti ka humbur shumë para. Nuk është e tepërt që këto video të përseriten por janë të domosdoshme dhe të ngrihen në këmbë edhe prokuroria”, ka deklaruar Dugolli.

Partia që e udhëheqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më tre tetor kishte pubikuar edhe një video tjetër në të cilen fliste për shkatërruesit e shtetit që sipas tyre, nuk duan ta shohin Kosovën mirë e të njëjtit, për 20 vite kanë qeverisur vendin.

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika