(VIDEO)Të paktën 500 viktima pas sulmit në një spital në Gaza

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka njoftuar se sulmi ajror i Izraelit në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qendrën e qytetit të Gazës ka shkaktuar të paktën 500 viktima. Ky është raportuar të jetë sulmi ajror më vdekjeprurës i Izraelit në pesë luftërat që kanë ndodhur që nga viti 2008

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se sulmi ajror izraelit në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qendër të qytetit të Gazës ka rezultuar në të paktën 500 viktima.

Ministria e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 500 njerëz janë vrarë në një shpërthim që sipas saj ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit.

Spitali u godit pa asnjë paralajmërim paraprak, raporton TheGuardian.

 

Ndërsa bëhet e ditur se spitali “Baptist Al-Ahli Arabi” në qytetin e Gazës është “ende duke u djegur” pas sulmit ajror të raportuar izraelit.

Ministria e shëndetësisë tha se të paktën 500 njerëz janë vrarë. Nëse konfirmohet, sulmi në spitalin e Gazës do të ishte deri tani sulmi ajror më vdekjeprurës izraelit në pesë luftëra të zhvilluara që nga viti 2008.

Ndërsa, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se nuk kanë ende detaje mbi sulmin e raportuar në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qytetin e Gazës.

Ndryshe, sulmi në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi, për të cilin autoritetet e Gazës thanë se vrau të paktën 500 njerëz, vjen përderisa presidenti amerikan, Joe Biden, përgatitet të udhëtojë në Izrael të mërkurën.

Presidenti amerikan do të shkojë gjithashtu në Aman për bisedime me Mbretin e Jordanisë Abdullah, presidentin egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, në një përpjekje për të shmangur një fatkeqësi humanitare edhe më të madhe dhe një luftë rajonale.

Udhëtimi i Biden u njoftua nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, pas më shumë se shtatë orësh bisedimesh me Netanyahun dhe kabinetin e tij të sigurisë kombëtare të hënën.

Ajo vjen pasi ShBA tha se kishte arritur marrëveshje me qeverinë e Benjamin Netanyahu, për ofrimin e ndihmës humanitare dhe zonave të sigurta për më shumë se 2 milionë njerëz në Gaza, të cilët janë nën zjarr dhe kanë nevojë urgjente për ujë, ushqim dhe ndihmë mjekësore.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika