(VIDEO)“Urime komandant” – kryeterroristi Radoiçiq feston lirshëm ditëlindjen në Serbi
Milan Radoiçiq, kryekrimineli i cili e organizoi sulmin terrorist në Banjskë, e ka festuar si “komandant” i lirë ditëlindjen e tij të 46-të në Kopaonik të Serbisë. Radoiçiq shihet në disa pamje që janë publikuar në rrjetin social X. Ndërsa kjo video është publikuar edhe politikani serb Nemanja Saroviq. “Milan Radoiçiqi ishte në Kopaonik dje. […]
Milan Radoiçiq, kryekrimineli i cili e organizoi sulmin terrorist në Banjskë, e ka festuar si “komandant” i lirë ditëlindjen e tij të 46-të në Kopaonik të Serbisë.
Radoiçiq shihet në disa pamje që janë publikuar në rrjetin social X.
Ndërsa kjo video është publikuar edhe politikani serb Nemanja Saroviq.
“Milan Radoiçiqi ishte në Kopaonik dje. Me fishekzjarrë dhe banerin ‘Urime ditëlindjen komandant’ festoi ditëlindjen e 46-të. Çfarë i ka dhuruar Aleksandar Vuçiqi?” ka pyetur udhëheqësi i lëvizjes politike “Dashuri, Besim, Shpresë” në rrjetin Social X.
Kryeterroristi Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë së Kosovës ishin vrarë tre sulmues.
Милан Радоичић је јуче на Копаонику, уз ватромет и транспарент “СРЕЋАН РОЂЕНДАН КОМАНДАНТЕ!!!” прославио 46. рођендан.
Шта ли му је @avucic поклонио? pic.twitter.com/iZUEqfWX4i
— Немања Шаровић (@NemanjaSarovic) February 22, 2024
Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan në këtë fshat të Zveçanit, u vranë edhe tre terroristë serbë.
Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin terrorist, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Prishtina, po ashtu, ka kërkuar që Serbia t’ia dorëzojë Radoiçiqin.
Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se të gjithë të dyshuarit për kryerjen e sulmit në Banjskë në veri të Kosovës në shtator të vitit të kaluar, janë futur në sistemin ndërkombëtar të INTERPOL-it për urdhërarrestime.
Pas ngjarjeve në Banjskë, Serbia e la të lirë Radoiçiqin, por me kusht që të mos udhëtojë drejt Kosovës.















