Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është parë krah për krah me Ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në vendin ku po mbahen stërvitjet ndërmjet Ushtrisë amerikane dhe asaj serbe në Serbi.

Hill këto stërvitje i ka quajtur të mrekulleshme. Pasi sipas tij stërvitjet e përbashkëta mes ushtrisë serbe dhe amerikane të quajtura “Platinium Wolf” shërbejnë për të forcuar partneritetet ndërmjet të dyja vendeve.

Hill ka thënë se është e mrekullueshme të shohësh një gjë të tillë dhe sipas tij Serbia dhe ShBA-ja “së bashku janë më të fortë”.

“Është e mrekullueshme të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra. Ftoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Republikës së Serbisë të bëjnë më shumë”, ka shkruar Hill në llogarinë e tij në Twitter, duke postuar edhe një video stërvitja taktike ndërkombëtare “Platinum Wolf 23”.

Ndërsa para disa javësh Ushtria e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës është përjashtuar nga stërvitjet ushtarake me të mëdha “Defender 2023”.

Ndërsa Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kishte thënë se “për Kosovën, ato stërvitje kanë marrë fund”.

Ky është ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës, kjo erdhi si rezultat i injorimit  të këshillave të SHBA-së për të shmangur rritjen e tensioneve në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Përderisa po mbahen këto ushtrime ushtarake kujtojmë që ushtria serbe ende është në gjendje gatishmëri luftë pasi urdhërit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për shkak të tensioneve në veri të Republikës së Kosovës.

Joint exercises like Platinum Wolf strengthen our partnership and help our militaries ensure peace and security around the world. Great to see Serbian and American forces working side by side and learning from one another – let’s do more @mo_i_vs! #StrongerTogether pic.twitter.com/A06zhRplOJ

— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) June 22, 2023