Policia ka bërë të ditur se një xhami në Fushë Kosovë ka qenë cak i hajdutëve.
Raportohet se persona të panjohur nëpërmjet një dritareje kanë depërtuar në zyrën e një xhamie ku kanë vjedhur 130 euro dhe dy orë dore, njofton Dukagjini.
Policia është duke zhvilluar hetimet.
“Fushë Kosovë / 01.11.2025 – NN. Raportohet se persona të panjohur me përdorim force përmes një dritareje kanë depërtuar në një zyrë të objektit fetar (xhamisë), dhe nga ty kanë vjedhur 130 euro para të metalta dhe dy orë dore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.