Vidhen disa armë në një poligon në Gjakovë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës

Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mesnatën e së martës në Gjakovë.

Në një poligon të qitjes, disa persona kanë depërtuar me forcë dhe i kanë vjedhur disa armë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi rajonal i policisë, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 00:55 kemi pranuar informatë se persona deri më tani të panjohur, me forcë kanë depërtuar në një poligon të shenjëtarisë në Gjakovë, dhe nga aty kanë vjedhur disa armë zjarri”. Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “vjedhje e rëndë”, ka thënë Elezaj.

Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika