Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që thuhet se ka ndodhur të dielën në Suharekë.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së,  persona të panjohur kanë vjedhur një laptop në një shkollë në Suharekë.

“Është raportuar se gjatë natës persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në objektin e një shkolle dhe kanë vjedhur një laptop”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti thuhet se është duke u hetuar.