Vidiç u kërcënua me vdekje nga grupe të krimit të organizuar: Përgjegjësinë për kërcënimet ndaj meje e mbajnë policia, prokuroria dhe ata që i dhanë pushtet Kokezës

Një hetim i përbashkët i OCCRP dhe portalit investigativ KRIK ka zbuluar se legjenda e futbollit serb, Nemanja Vidiç, ishte objekt i një fushate kërcënimesh dhe frikësimi nga persona të lidhur me krimin e organizuar, të koordinuar, sipas hetimit, nga ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisa Kokeza.

Sipas mesazheve të deshifruara nga aplikacioni Sky ECC, Kokeza komunikonte me persona nga bota e krimit dhe grupet radikale të tifozëve, duke diskutuar mënyra për ta frikësuar dhe eliminuar ndikimin e Vidiçit në futbollin serb raporton Nova përcjell Dukagjini.

Mesazhet përmbajnë kërcënime të drejtpërdrejta, ku thuhet se Vidiçi “duhet të qëndrojë larg Federatës ose do të përfundojë në një hendek”, ndërsa në një tjetër paralajmërohet se ai “do të shkojë në varreza” nëse vazhdon kritikat.

Hetimi zbulon gjithashtu se persona të lidhur me krimin e organizuar vendosën një GPS në automjetin e Vidiçit në Milano për të monitoruar lëvizjet e tij, ndërsa ishin diskutuar edhe sulme fizike ndaj njerëzve të afërt që e mbështesnin.

Vetë Vidiç deklaroi për gazetarët se autoritetet serbe nuk e informuan kurrë se jeta e tij ishte në rrezik.

“Përgjegjësinë më të madhe e kanë policia, prokuroria, gjyqësori dhe ata që i dhanë pushtet një personi me një profil të tillë”, tha Vidiç.

Sipas OCCRP dhe KRIK, fushata e kërcënimeve u ndërpre në fund të vitit 2020, ndërsa disa muaj më vonë Kokeza dha dorëheqje nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika