Vihen nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit

Pas disa orësh përpjekjesh forcat zjarrfikëse të Fierit kanë mundur të shuajnë dhe të venë nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit

Ilustrim

Pas disa orësh përpjekjesh, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë mundur ta shuajnë dhe t’i vënë nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit.

Shefi i zjarrfikëseve të Fierit, Zija Hyka, në një prononcim për mediat është shprehur mbi operacionin prej me shumë se 12 orësh me flakët në pyllin e Peshtanit, që më në fund është mundur të shuhet në mëngjesin e sotëm.

Hyka është shprehur se sipërfaqja e dëmtuar nga zjarri në këtë zonë shkon në 25 ha, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve për të bërë kujdes me djegien e barërave në tokat e tyre bujqësore.

Deri më tani për zjarrvënien është arrestuar një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave, duke sjellë pasoja të mëdha./Top Chanel

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika