Vihet gurthemeli i “Kastrati Residencial Building” pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë

Në një ceremoni zyrtare afër Ambasadës Amerikane në Prishtinë, u vunë themelet e kompleksit rezidencial dhe hotelier “Kastrati Residencial Building”. Kompleksi ky, i cili pritet të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme, është shënuar si një projekt unik në vend, i cili do të përmbushë standardet më të larta të ndërtimit, të komoditetit dhe të dizajnit.

Në prani të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, si dhe të shumë personaliteteve të tjera vendase, u bë e ditur se ky kompleks do të ndërtohet duke u bazuar në frymën dhe profesionalizmin e ndërtimit amerikan. Pronari i “Kastrati Group”, Valon Kastrati, shprehu bindjen se kjo rezidencë do të sjellë inovacione, jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin. Ai shtoi se kompleksi do të ofrojë 49 residenca të ndryshme, me siperfaqe nga 185 deri në 1000 metra katrorë, duke përfshirë edhe një objekt hotelier me rreth 150 dhoma, i cili do të menaxhohet nga një brend i njohur amerikan.

Përveç kësaj, Kastrati theksoi se gjatë fazës së projektimit, arkitektët e kompanisë kanë pasur parasysh dy kritere kyçe: hapësirat e mëdha të banimit dhe standardet e larta të ndërtimit. Këto kritere të përbashkëta do të sigurojnë një produkt final, që do të jetë i pazëvendësueshëm në tregun e patundshmërive në Prishtinë dhe më gjerë, duke u bërë një pikë referimi për vizitorët e qytetit dhe të vendit.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, shprehu gatishmërinë për të qenë një fqinj i mirë për banorët e kësaj rezidence, duke vlerësuar se ky projekt do të përcaktojë një standard të ri për jetën komunitare në Prishtinë.

“Kjo zonë e Prishtinës do të shndërrohet dhe do të vazhdojë të shndërrohet në komunitet të vërtetë. Jemi të emocionuar që kemi këtë mundësi me Kastratin, që së bashku të ndërtojmë, të caktojmë një standard për komunitete, besoj si nga ana e funksionalitet, ashtu edhe estetikës, por gjithashtu edhe cilësisë së jetës. Ky është një lokacion ku edhe banorët dhe të tjerët që janë këtu të ndihen të mbështetur dhe rehatshëm. Do të jemi fqinjë të mirë. Do të kemi bashkëpunim të mirë dhe mirëpresim që ta shihni këtë projekt fantastik të përfunduar dhe që të kontribuojë në hapësirën tonë kolektive në Prishtinë”, ka thënë ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u entuziazmua për dizajnin e mrekullueshëm të kompleksit dhe për kontributin që ky projekt do të sjellë në zonën kreative të kryeqytetit. Ai beson se ky projekt do të ofrojë, jo vetëm një estetikë të jashtëzakonshme, por edhe siguri dhe cilësi të lartë për banorët dhe vizitorët e Prishtinës.

“Kam parë një dizajn të mrekullueshëm dhe nga perspektiva e dizajnit mendoj që ia keni dalë që të krijoni diçka që është e jashtëzakonshme. Kjo është edhe një themel i arritjes për këtë zonë, e cila gjithnjë e më shumë po shndërrohet në zonë të arkitekturës kreative dhe të jashtëzakonshme. Kam besim të plotë që kjo mënyrë e dizajnit, duke marrë parasysh të gjitha parametrat sizmike të tërmeteve, do të ofrojë dizajn të jashtëzakonshëm, jo vetëm sa i përket anës estetike, por edhe performancës, cilësisë dhe mënyrës se si ndërlidhet me katastrofat e mundshme që mund të ballafaqohemi në të ardhmen”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika