Vihet gurthemeli për ndërtimin e shkollës në lagjen Kalabria në Prishtinë
Për ndërtimin e shkollës në lagjen Kalabri të Komunës së Prishtinës, këtë të martë, kanë nisur punimet. Tashmë është vënë gurthemeli për ndërtimin e shkollës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Pas vendosjes së gurthemelit ka pasur pakënaqësi për inaugurimin e themelimit të shkollës në Kalabri të Prishtinës. Disa banorë kanë […]
Për ndërtimin e shkollës në lagjen Kalabri të Komunës së Prishtinës, këtë të martë, kanë nisur punimet.
Tashmë është vënë gurthemeli për ndërtimin e shkollës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Pas vendosjes së gurthemelit ka pasur pakënaqësi për inaugurimin e themelimit të shkollës në Kalabri të Prishtinës.
Disa banorë kanë thënë se shkolla po fillon të ndërtohet në pronën e tyre.
Ndërkohë, kryetari i kryeqytetit e ka ftuar të njëjtit në një takim të mërkurën në orën 07:30.















