Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot është hedhur gurthemeli i stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

“Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim,” ka deklaruar Sveçla.

Ai shtoi se përveç sigurisë më të lartë, po i shtohet edhe infrastruktura më e mirë dhe se mbeten të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë, qetësisë publike, si dhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit.

“Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim.

Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë.

Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë.”, ka shkruar Svecla.