Vijon grumbullimi i qytetarëve në Skenderaj, intervistimi i Lushtakut s’ka nisur ende

Një numër i madh i qytetarëve është mbledhur pranë stacionit policor në Skenderaj teksa pritet intervistimi i kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku, lidhur me sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit që ndodhi të enjten.

Mërgim Lushtaku, në një intervistë me gazetaren Arianitë Zhegrova në “FIVE” në Dukagjin, bëri të ditur se ekipi i hetuesve nga Prishtina ende nuk ka arritur në Skenderaj.

“Intervistimi nuk ka  filluar ende, nuk kanë ardhur as Policia hetuese nga Prishtina, prandaj nuk ka ardhur as babai im”, tha ai.

Lushtaku, mes tjerash, bëri të ditur se nuk është e vërtetë që babai i tij nuk i është përgjigjur ftesës – por tha se porsa kanë marrë ftesën zyrtarisht i janë përgjigjur pozitivisht.

Mes tjerash, Lushtaku bëri të ditur se Drenicës çdo herë i ka thënë forcë mbështetja e qytetarëve njësoj sikur sot.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika