Vijon protesta në Tiranë, bllokohet rruga e Durrësit

Rruga e Durrësit është bllokuar sërish këtë të mërkurë, pasi qindra studentë dhe protestues kanë bllokuar kalimin, duke protestuar.

Ata kanë shkulur kangjellat dhe i kanë vendosur si barriera në rrugë, ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë forcat e policisë, shkruan A2 CNN. Më parë, protestuesit hodhën gurë brenda godinës së Ministrisë së Arsimit.

Kjo është dita e dytë e protestës studentore. Të mërkurën disa universitete dhe fakultete bojkotuan mësimin dhe marshuan nëpër rrugët e Tiranës drejt Ministrisë së Arsimit.

Edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” bllokuan rrugën para shkollës së tyre dhe bojkotuan mësimin. Deri më tani nuk janë shënuar përplasje me forcat e rendit, siç ndodhi të martën.

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë për shkak se ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera dhe rrethime metalike gjatë tubimit të së martës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika