Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka dhënë detaje për vrasjen tragjike të një gruaje në Prishtinë në rrugën “Dlip Alshiq”.

“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa, policia ka njoftuar se për këtë rast e ka intervistuar burrin e viktimës.

“Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre”, ka sqaruar Policia e Kosovës.

“Njësitë relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka përfunduar Policia e Kosovës.

Dy vrasjet që tronditën mbrëmë Prishtinën